June 26, 2024
Rajon - Botë

Gjendet trupi i pajetë i sulmuesit në Universitetin e Pragës

Është gjetur trupi i pajetë i personit të armatosur që ka kryer një sulm me armë zjarri në universitetin e Çekisë.

I dyshuari është një 24 vjeç dhe quhet David Kozak.

Trupi i pajetë u gjet në fakultetin e arteve të universitetit. Nga policia thanë se 15 persona u vranë dhe 24 të tjerë u plagosën nga sulmi dhe shtuan se mendohet se sulmuesi është frymëzuar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit.

Të shtënat masive nuk janë të lidhura me terrorizmin ndërkombëtar, thotë policia.

Policia thotë gjithashtu se babai i të dyshuarit është gjetur i vdekur më herët gjatë ditës së sotme, shkruan BBC, transmeton Kalnkosova.tv.