Gjendet peshkatari rus gjashtë muaj pas zhdukjes, tregon se si arriti të mbijetoj në -39 gradë celsius
Peshkatari i paidentifikuar mbijetoi gjashtë muaj në tundrën arktike, qindra kilometra larg fshatit të tij Ust-Belaya.
Ai u nis me varkë në shkretëtirën e Chukotka – rajoni më lindor i Rusisë, por lumi ngriu, duke e lënë atë “të bllokuar” në errësirë.
Për t’i mbijetuar kushteve ekstreme të motit dhe temperaturave prej -39 gradë Celsius, burri 70-vjeçar është strehuar në një ‘kasolle gjuetie’ në pellgun e lumit Anadyr, pa ngrohje.
Meqenëse ai u shpëtua për mrekulli, u konstatua se ai kishte një makinë dëbore që u përpoq ta përdorte për t’u kthyer në shtëpi.
“Për fat të keq, atij i mbaroi benzina dhe kishte frikë të shkonte në këmbë në fshat, nga frika e ngrirjes”, raportohet më tutje.
Gruaja nuk kontaktoi menjëherë policinë, pasi burri kalonte kohë të gjatë duke peshkuar. Ajo u shqetësua kur ai nuk erdhi për Krishtlindje.
Autoritetet organizuan një kërkim për pensionistin dhe ai u gjet 160 kilometra larg shtëpisë. Ai ishte i rraskapitur dhe nuk mund të fliste.
Kur u pyet nëse ishte mirë, ai vetëm pohoi me kokë, raporton thesun.
“Atëherë mblidhni gjërat tuaja dhe le të shkojmë”, mësohet t’i ketë thënë polici.
Peshkatari mbijetoi në shkretëtirën e akullt duke ndezur një zjarr, duke ngrënë peshk dhe – lëvoren e pemëve. Autoritetet njoftuan se ai ishte “tre-katër ditë” larg vdekjes, por për fat ai shpëtoi.