Gjendet pa shenja jete Melhim Azizoski
Pas katër ditësh kërkime, është gjetur pa shenja jete 39-vjeçari Melhim Azizoski, nga Pllasnica.
Lajmin e kanë konfirmuar nga policia për TV21 duke bërë të ditur se Melhimi ishte raportuar i zhdukur më datë 24 prill 2023.
Ai u gjet pa shenja jete sot, rreth orës 16 në vendin e quajtur Blato, në hyrje të fshatit Pllasnicë.
Ekipet ende janë në terren, ndërkaq njoftohet se trupi i të ndjerit do të dërgohet për obduksion, për çfarë ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Kujtojmë se Melhimi ishte parë për herë të fundit teksa ka qenë duke shkuar në punë.