Gjendet i vdekur shkupjani tek një parking
Sot (01.05.2024) në ora 06.10 në RSH Shkup është raportuar se në zonën e Qendrës, në një shtëpi në parking, derisa ishte në vendin e tij të punës, është gjetur i vdekuri D.S.(63) nga Shkupi. Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.