September 19, 2024
Maqedoni

Gjendet i vdekur një 38 vjeçar në Gostivar

Me datë 12.09.2024, rreth orës 19:50, ekipi i Emergjencave Mjekësore të Gostivarit ka raportuar se personi A.D.(38) nga Gostivari është gjetur i vdekur pa shenja dhune në shtëpinë e tij familjare. Në prezencë të prokurorit publik është bërë këqyrja dhe trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion.