Gjendet i vdekur në Shkup një person
Më datë 20.07.2024 në ora 21:40 në SPB Shkup është lajmëruat se është gjetur i vdekur personi B.A (38) nga Shkupi në një motel në rajonin e komunës së Çairit.
Një mjek nga Emergjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.