May 9, 2024
Kosovë

Gjendet e gjallë lokja e cila ishte zhdukur në Kosovë

Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e zhdukur në rajonin e Dragashit, sot është gjetur e gjallë. Lajmin për gjetjen e saj e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.

Për këtë rast kishte reaguar mbrëmë edhe kryetari i komunës, Bexhet Xheladini.

Ai i kishte bërë thirrje të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë të dalin në kërkim të zonjës në fjalë.

Për të kërkuar të moshuarën sot ishte angazhuar edhe njësiti i kërkim shpëtimit.