Kosovë

Gjenden të vdekur në shtëpi një grua e një burrë, mbetën pa oksigjen pasi u dogj kolltuku

Një burrë dhe një grua janë gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e tyre në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet e para dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, nga një prizë elektrike.

“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimave ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga tymi, pasi kishte marr flakë një kolltuk, dyshohet nga një prizë elektrike”.

“Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast ‘hetim i vdekjes’”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:25.