Maqedoni

“Gjaku i papastër”: Rasti që po trondit opinionin

“ZHAN MITREV”: INFORMACIONET E FABRIKUARA TË IRL-së DISKREDITOJNË INSTITUCIONIN

Gazetarët e Laboratorit Hulumtues të Reporterëve – IRL dje kanë publikuar episodin “Gjaku I papastër”, që ka të bëjë me metodën e hemofiltrimit gjatë pandemisë nga ana e Klinikës “Zhan Mitrev”. Në këtë serial kryesisht dominon dëshmia e Familjes Brezevi, ku një anëtar I kësaj familjeje ka vdekur pasi i janë administruar më shumë hemofiltrime, kurse ka marrë edhe infeksione bakteriale intrahospitale që kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës së tij shëndetësore.

Hulumtimi I IRL-së bazohet në 24 denoncime të qytetarëve nga RMV-ja dhe Kosova, sipas së cilëve, pacientët edhe pse kanë paguar shuma të majme të parave janë shfrytëzuar si “minj eksperimental”, pa u njoftuar se janë pjesë e një studimi mjekësor.

IRL-ja ka publikuar edhe një statistikë, sipas së cilës, gjatë vitit 2021, shkalla e vdekshmërisë së pacientëve të pranuar në Klinikën Infektive ka qenë 26%. Në Klinikën “Zhan Mitrev” ku është zbatuar metoda e hemofiltrimit, shkalla e vdekshmërisë nga COVID-19 ka qenë 28%.

Pas publikimit të storjes “Gjaku I papastër” nga IRL-ja lëndë ka hapur Prokuroria Publike.

Janë prononcuar edhe nga Klinika “Zhan Mitrev” të cilët thonë se janë të “tmerruar nga gjuha e urrejtjes drejtuar institucionit duke I quajtur këto lajme si të fabrikuara. Nga kjo Klinikë thonë se informacionet e rrejshme janë krijuar me qëllim të shtrembërimit të fakteve që kanë të bëjnë me punën e suksesshme ndër vite të Spitalit “Zhan Mitrev’ ku janë duke punuar më shumë se 400 ekspertë dhe profesionistë. Sipas tyre, për t`I parandaluar këto sulme, hapat e ardhshme do të jenë shfrytrëzimi I të gjitha mudnësive juridike konform ligjeve. /KlanMacedonia/