Kolumna

Gjaku i derdhur në front nuk më dhimbset aspak

SHKRUAN NEHAT JAHIU

Nëna e L. Arnorit për çdo ditë në mbrëmje shkonte në Spitalin Ushtarak të UÇK-së për të vizituar djalin e saj. Ai tashmë ishte në gjendje më të mirë shëndetsore dhe çdoherë i rrëfente nënës ngjarje nga betejat në luftë për veten dhe për shokët e tij të luftës. L. Arnori një ditë i kishte rrëfyer nënës, se atë ditë kur ishte plagosur dhe kur e kishte parë gjakun duke iu derdhur në tokë, mu aty në atë vend ku e kishin arën e tyre dhe mu në atë pranverë të vitit 2001 që para se të fillonte lufta e kishin mbjellë me misër, i tregoi vendin e saktë se ku ishte plagosur teksa ishin të pozicionuar te “Pika e vdekjes”. Pikërisht aty kishin arën e tyre brez pas brezi që e kishin trashëguar në trojet e veta nga stërgjyshi, gjyshi dhe babai. pranë përroit. L. Arnori ky ish-ushtar i plagosur i UÇK-së do t`i tregojë nënës së tij se atë ditë të 10 qershorit të vitit 2001 asnjëherë nuk do ta harronte. Në vazhdim ai do i rrëfejë nënës së tij, se kur më ra predha nga prapa në këmbë ndjeva një dhimbje, por nuk e mendova aspak se më ka qëlluar predha e granatës. Në vazhdim ai i rrëfen nënës se kur e kam vënë dorën aty ku më kishte rënë predha, pashë se dora m`u mbush me gjak dhe atëherë e kuptova se isha plagosur dhe menjëherë kërkova ndihmën nga shokët që i kisha në të njëjtin pozicion. Eh, nënë! Sot po të tregoj se kurrë gjatë jetës sime nuk kam qenë më i lumtur nga ajo ditë kur derdha gjakun tim mu aty pranë arës sonë. E derdha mu tek ajo arë dhe tek ai vend i të parëve të mi, në truallin e vendlindjes sime dhe atdheut tim. Rrëfimi i tij e bënte nënën shumë krenare, pasi edhe ai qe shumë krenar që ishte plagosur e kishte derdhur gjakun për vendin e vet. Në përmbyllje të këtij rrëfimi ish-ushtari i plagosur i UÇK-së sot me plagë në trup do t`i thotë nënës: Eh, nëna ime sikur edhe të kisha vdekur atë ditë nuk do t`i dhimbsej aspak jeta, sepse gjaku dhe jeta derdhen e jepen vetëm për atdhe e për liri. Pra, e dashura nëna ime, gjaku që kam derdhur më 10 qershor 2001 nuk më dhimbset aspak. Kështu L. Arnori përfundon edhe këtë rrëfim që ia kishte treguar nënës së tij në spital. Edhe pse e përjetoi rëndë atë ngjarje, nëna thoshte se hapësira e lirisë ishte më e madhe se jeta e të birit. Amaneti i të parëve ishte amaneti për të ardhmen.