June 26, 2024
Maqedoni

Gir: Qeveri stabile, që do të vazhdojë zbatimin e reformave

Bashkimi Evropian pret formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re, e cila duhet t’i përvesh mangët dhe t’i zbatoj reformat të cilat do ta shpijnë vendin drejt BE-së. Kështu deklaroi sot ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.
“Me padurim presim publikimin e raportit final të misionit vëzhgues ku do të ketë sugjerime dhe rekomandime, të cilat është e rëndësishme që të zbatohen. Ajo që mund të them është se presim formimin e një Qeverie stabile, e cila duhet sa më shpejtë të formohet. Ajo që duam të shohim pas formimit të Qeverisë, ajo Qeveri t’i përvesh mangët dhe t’i zbatojë reformat që kërkohen dhe shpijnë vendin tuaj drejt BE-së.”, – deklaroi ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.