Maqedoni

Georgiev: Besa Ademi është dashur të vijë në takim

Pohimet e shprehura në komunikatën e kryetares së Gjykatës së Lartë në lidhje me ndikimin dhe presionin politik tek gjykatat, për kryetarin e Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev, janë thjeshtë pikëpamje të saj personale. Ai thotë se prezenca e Ademit në takimin e sotëm ka qenë i nevojshëm dhe ligjor.

SASHKO GEORGIEV, KRYETAR I KËSHILLIT GJYQËSOR

“Këshilli Gjyqësor ishte dhe është i gatshëm për diskutime të këtilla të hapura për këso problemesh senzitive dhe nga ana tjetër inkurajoj dhe dërgoj porosi për gjyqsorin, për gjykatësit, të të gjitha Gjykatave, se nëse kanë presione të këtilla ose të çfarëdollojshme, Këshilli Gjyqor është në dispozicion”.

Sipas Antoneta Dimovskës, anëtare e Këshillit Gjyqësor, kryetarja Ademi në asnjë rast në kumtesë nuk ka njoftuar në lidhje me ftesën që i kanë bërë.

ANTONETA DIMOVSKA, ANËTARE E KËSHILLIT GJYQËSOR

“Nga vetë kumtesa e dërguar e kryetares së Gjykatës Supreme, me asnjë fjalë nuk na njoftoi në lidhje me ftesën, kurse ftesa kishte të bëjë pikërisht konkretisht me deklaratat në mediume se janë bërë presione ndaj gjykatësve të caktuar”.

Antari i Këshillit Gjyqësor Ivica Nikollovski bënë me dije se takime pune për këtë temë në të ardhmen do të bëjnë edhe me kryesuesit e të gjitha gjykatave në vend.

IVICA NIKOLLOVSKI, ANËTAR I KËSHILLIT GJYQËSOR

“Ne për sot kishim të caktuar takim pune, e cila ndoshta në të ardhmen do të jetë edhe me kryetarët e Gjykatave të tjera të RMV-së, për këtë çështje. Kompetenca jonë themelore është sigurimi i gjyqsorit të pavarur dhe të mëvetësishëm dhe si Këshill vlerësojmë se nëse egzistojnë deklarata të këtilla të funksionarëve të lartë në gjyqsor, ne këtu duhet të bisedojmë mesvete dhe të krijojmë qëndrime”.

Kryetari Georgievski, rikujtoi se për personat që kryejnë ndikim ose presion ndaj fellës gjyqësore, pason vepër penale.