Gazetarja e njohur: Fytyra më e ndyrë e këtij shteti është kafshëria komunikuese e Ramës kur u ndërsehet shqiptarëve
Nga Beti Njuma
Shteti ynë ka shumë fytyra, por këto më poshtë janë dy më të ndyrat që na shfaqen rëndom çdo ditë.
Njëra është e policisë, e përdorur nga krimi, nga politika për blerje votash e nga çdo maskara me para, që blen drejtësinë. Është po ajo polici arrogante me të dobëtit, me qytetarët e thjeshtë, me banorët që kanë parkuar keq poshtë pallatit, me shoferët e makinave të lodhura, furgonëve apo papaqëve, pra e njerëzve pa pushtet që kjo polici ua tregon ligjin me kërbaç. Ka dhe një fytyrë tjetër, ajo e kryeministrit që me kafshërinë komunikuese që e karakterizon u ndërsehet shqiptarëve të ndershëm të mbyllin gojën sa herë kërkojnë shtet ligjor.
Ti KM që s’lë rast pa përdorur për të bërë politikë, dje duhej të heshtje dhe të respektoje dhimbjen për jetën e një vogëlusheje. Maksimumi që mund të bëje, ishte t’u kërkoje falje shqiptarëve për shtetin që ke ndërtuar në 10 vite. Shteti ku sa më shumë trashet zullumi atje lart, aq më shumë i shtrëngohet laku qytetarit poshtë.
Unë e di që sot KM do mbledhësh kabinetin, do u ngresh zërin grave të qeverisë, atyre që mbledhin qeset e plehrave për shou, por prej 24 orësh s’kanë shprehur asnjë fjalë ngushëlluese për tragjedinë. Por sot është vonë. Na e kurse këtë akt të padurueshëm të shfaqjeve të tua hipokrite “për të bërë shtet” edhe atëherë kur shtetin ta ka rrëzuar vdekja e një engjëlli!
Postimi i gazetares në Facebook.