July 6, 2024
Sport

Gazetari Methasani dhe ish lojtari i kombëtares Xhemshiti vizituan për ngushëllime familjen Pilku në Dibër

Gazetari i mirënjohur sportiv i RTSH-së, Dëfrim Methasani i shoqëruar nga ish lojtari i kombëtares shqiptare, Berat Xhemshiti, kanë qëndruar sot në mesin e familjes Pilku nga Dibra për të shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të Besnik Pilkut, legjendës së futbollit dibran.

Methasani dhe Xhemshiti janë në mesin e shumë miqve e dashamirëve nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria që kanë vizituar familjarët për të shprehur ngushëllime për qendërmbrojtësin e viteve të shtatëdhjeta të KF Korabi.

“ Një ish kampioni si futbollist dhe njeri është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë në moshën 71 vjeç. Besnik Pilku, ishte mbrojtësi energjik dhe potent i Korabit të Dibrës së Madhe, në vitet ’70-’80. Ai iku shpejt nga kjo jetë, duke lënë pas dhimbje jo vetëm në familjen e tij, por dhe në familjen e madhe të futbollit dibran. Ndaj nga Tirana udhëtuam së bashku me ish futbollistin dhe trajnerin e njohur lushnjar Judmir Gaxheli, mikun e familjen Fehmi Lleshi dhe mikun tonë humanist në Dibër Mice Duka, për të lehtësuar sadopak dhimbjen tek familjarët e tij. Me këtë rast ngushëlloj vëllezërit Asllani, Fitimi dhe veçmas mikun tonë që jeton në Amerike, njeriun me zemër të madhe Ylber Pilku, por dhe trashgimtarin Bleronin dhe nipin Engjell Pilku. Qofsh i xhentit mjeshtër dhe i lehtë qofsh dheu për ty…! 🙏🙏🏆”, ka shkruar gazetari Methasani pas vizitës ngushëlluese tek familja Pilku.