Maqedoni

Gazetarët përsëri pengohen të raportojnë nga ngjarja publike

Në prag të nderimit dhe përkujtimit të figurës së Goce Dellçevit, meqenëse bëhet fjalë për ngjarje me interes të jashtëzakonshëm publik, SHGM thekson se është e domosdoshme të sigurohen kushte për raportim të papenguar të gazetarëve, si në ditën e raportimit njashtu edhe sot.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) reagon ndaj sjelljes së policëve të cilët sot kanë penguan gazetarët dhe ekipet mediatike të kryejnë në mënyrë profesionale punën e tyre përreth kishës së Shën Spas-it në Shkup.

Deri në SHGM arriti reagim nga disa kolegë gazetarë dhe punonjës të mediave të cilët ishin penguar gjatë kryerjes së detyrës profesionale në hapësirë publike rreth kishës së Shën Spas-it, ku ndodhen reliktet e Goce Dellçevit. Në pyetjen se pse nuk lejohen të xhirojnë, nga shërbimi i komunikimit në MPB kanë marrë përgjigje se kanë pasur një urdhër të tillë, pa dhënë detaje rreth vendimit. Kërkojmë nga MPB-ja që të sigurojë qasje dhe të mos pengojë të drejtën e punës së gazetarëve dhe të drejtën e informimit të qytetarëve. SHGM kërkon nga Ministria e Brendshme që të sigurojë qasje për gazetarët dhe ekipet e mediave në lokacione që gazetarët i konsiderojnë të rëndësishme për opinionin, me qëllim të mbrojtjes së lirisë së raportimit dhe informimit publik.

Me gjithë respektin për sa i përket protokolleve të sigurisë dhe vlerësimeve të Ministrisë së Brendshme, nënvizojmë se ato nuk duhet të çojnë në censurë në të cilën gazetarët dhe publiku do të ishin të kufizuar ose plotësisht të mohohen informacionet lidhur me këtë ngjarje e cila ka interes të jashtëzakonshëm publik.