May 7, 2024
Lajmet e reja

Gazetarët dhe punonjësit mediatik do të vaksinohen nesër

Gazetarët dhe punonjësit mediatik do të vaksinohen nesër

Vaksinimi i gazetarëve dhe punonjësve mediatik do të kryhet të hënën (12.04) në mëngjes, në terminin mes orës 08:20 dhe 10:30 në A1 Arena (Salla Boris Trajkovski) në Shkup. Në këtë grup janë të përfshirë personat që janë në moshë mbi 40 vjeç dhe ata që kanë sëmundje kronike.

– Advertisment –
Në këtë grup parashihet të vaksinohen 631 persona.

Personat që aplikuan në thirrjen e parë, dhe të cilët nuk i plotësuan kushtet për këtë fazë të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë mediatik që janë të interesuar, do të merren parasysh në rrethin tjetër të vaksinimit që pritet të jetë së shpejti. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që aplikuan pas skadimit të afatit të aplikimit në këtë fazë të vaksinimit.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) u rekomandojnë personave përgjegjës në mediat që ditën e vaksinimit, si dhe ditën e ardhshme t’i lirojnë gazetarët dhe punonjësit mediatik nga puna.