Gazeta ukrainase: Stalini ka vdekur në muajin mars, a e ka radhën edhe Putini?
Gazeta më e madhe ukrainase, Fakty, në edicionin e saj elektronik ka shkruar për muajin mars si muaj fatal për “carët dhe diktatorët” rusë.
Në mesin e atyre që kanë ndërruar jetë në këtë muaj gazeta ka numëruar edhe dikatorin Josif Stalinin, si dhe carin e tmerrshëm rus, Ivan Grozni, transmeton Almakos.
“A e ka radhën edhe Putini?” është pyetja që parashtron gazeta nga Kievi, duke aluduar nëse edhe Putin do të ndërrojë jetë në këtë muaj gjatë invazioni në Ukrainë, siç kanë përfunduar në muajin mars edhe Stalini, por duke numëruar edhe carë e diktatorë tjerë rusë që janë shuar në këtë muaj.
Tekstin e plotë mund ta lexoni në këtë lidhëz: https://fakty.ua/