Rajon - Botë

Gaza, avionët izraelitë bombarduan shtëpinë e liderit të Hamasit, Haniyeh

Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në shtëpinë e kryetarit të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se avionët luftarakë izraelitë bombarduan shtëpinë e Haniyeh në Rripin e Gazës.

Theksohet se janë publikuar pamjet e momentit të sulmit ndërsa pretendohet se shtëpia në fjalë përdorej ndonjëherë si “pika takimi për figurat e larta të Hamasit”.

Burimet lokale njoftuan se udhëheqësi i Hamasit, Haniyeh ishte jashtë Rripit të Gazës në kohën e sulmit.