May 18, 2024
Rajon - Botë

Gaza, 31 palestinezë të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në kampin e refugjatëve Jabalia

Si pasojë e sulmeve ajrore izraelite sonte në mbrëmje në kampin refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, kanë mbetur të vrarë dhjetëra palestinezë, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA raportoi se të paktën 31 palestinezë u vranë në sulmin ajror izraelit dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Më tej, theksohet se sulmet ajrore izraelite shënjestruan 12 shtëpi në një zonë me popullsi të dendur pranë Klubit të Shërbimeve Jabalia në kampin e refugjatëve palestinezë.

Derisa sulmi izraelit në Rripin e Gazës hyri në ditën e 38-të, sipas shifrave të fundit nga autoritetet palestineze, të paktën 11.180 palestinezë janë vrarë, përfshirë mbi 7.700 fëmijë dhe gra, si dhe mbi 28.200 të tjerë janë plagosur.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.200.