Gashi takon ambasadoren suedeze: Alternativa jashtëzakonisht e fokusuar në integrimin e vendit në BE!
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot ka pritur Ambasadoren e Suedisë në Shkup, znj. Ami Larsson Jain, e cila ishte e shoqëruar nga zëvendësambasadorja znj. Bibi Gramson.
Duke u dëshiruar mirëseardhje, me mysafiret biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë për rrjedhën e procesit euroiontegrues, duke iu qasur në mënyrë të veçantë detyrimit të vendit tonë për ndryshimet kushtetuese, njoftoi Gashi.
“Me ketë rast Ambasadores ia shpjegova se Alternativa është jashtëzakonisht e fokusuar në integrimin e vendit në BE dhe në mbështetje të këtyre ndryshimeve kushtetuese, ndërsa si vlerë e shtuar e këtij procesi është edhe propozimi ynë që, pikërisht në frymë të vlerave europiane, ta sanksionojmë me kushtetutë edhe luftën kundër korrupsionit, duke mos lejuar vjetrimin e lëndevë të korrupsionit politik, si dhe duke e emërtuar gjuhën shqipe me emrin saj përtej eufemizmave përbuzës. Sipas nesh, i thashë mysafires, lufta kundër korrupsionit dhe kohezioni ndëretnik janë po aq vlera europiane sa edhe fqinjësia e mirë”, theksoi i pari i Alternativës.
Ambasadorja Larsson Jain, nga ana e saj, ka përgëzuar Alternativën për angazhimin në fuqizimin e demokracisë në vendin tonë, ndërsa i ka inkurajuar të vazhdojnë ta mbështesim edhe më tej procesin eurointegrues.
Ndryshe, në takim Gashi është shoqëruar nga nënkryetari i Alternativës, Admirim Aliti.