Lajmet e rejaMaqedoni

Gashi takoi ambasadorin britanik, Loson

Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi sot në Kuvend ka mbajtur takimi i me ambasadorin britanik Metju Loson.

Siç njofton shlrbimi për informim i Kuvendit, kryetari Gashi shprehu kënaqësi të veçantë nga takimi i sotëm, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat i kemi kultivuar reciprokisht për më shumë se tre dekada. Një falënderim i veçantë iu shpreh Mbretërisë së Bashkuar për rolin e saj drejtues dhe mbështetjen në zhvillimin dhe momentet historike kryesore të vendit tonë si demokracia e pavarur evropiane.

Gashi e veçoi bashkëpunimin në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim, ndihmën në projektet përmes Fondacionit për Demokraci Vestminster dhe për përgatitjen e Ligjit për Strategjinë Zhvillimore Nacionale. Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, jemi krenarë që Mbretëria e Bashkuar është partneri ynë i dytë tregtar dhe një nga investitorët më të mëdhenj të drejtpërdrejtë, ndërsa nga ana tjetër ne jemi partneri më i madh tregtar i tyre nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar miratoi ndryshimet ligjore lidhur me tregtinë e ndërsjellë, si një tjetër konfirmim i përkushtimit të fortë dhe të vazhdueshëm në marrëdhëniet tona bilaterale ekonomike dhe tregtare.

Ambasadori Loson, duke e uruar Kryetarin në emër të qeverisë britanike për zgjedhjen në këtë funksion, shprehu kënaqësinë për konfirmimin e vazhdimit të bashkëpunimit tashmë të vendosur. Ambasadori e theksoi suksesin për miratimin e Ligjit për Strategjinë Zhvillimore Nacionale dhe buxhetimin, qëllimi parësor i të cilit është që zbatimi i tyre të shkojë përtej linjave partiake dhe t’u ndihmojë deputetëve të marrin vendime strategjike afatgjata në fusha të ndryshme prioritare. Në dritën e zhvillimeve aktuale, e veçoi buxhetimin e mbrojtjes në përputhje me standardet e NATO-s në veçanti.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit, mundësitë dhe modalitetet në kuadër të bashkëpunimit tashmë të vendosur, por edhe për potencialet e llojit tjetër të bashkëpunimit me interes të përbashkët.