GASHI: SHUMICË TË RE MUND TË KETË EDHE PA ZGJEDHJE TË REJA
FACEBOOKNdryshim të skenës politike, shumicë e re parlamentare apo qeveri e re, të gjitha opcionet janë në lojë pas rezultateve të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut., por nga partia Alternativa vlerësojnë se zgjedhje të reja nuk janë të nevojshme dhe se mund të ketë shumicë të re edhe pa to. Numri një I Alternativës, Afrim Gashi, në Klan Debat, tha se brenda partisë së tij, nuk ka dilema për shumicë të re, por jo bashkangjitje tek shumica aktuale.
AFRIM GASHI, KRYETARI I ALTERNATIVËS
“Mendoj se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë më tej, të rregullta, nëse mund të bëjmë një shumicë të re, janë numrat në parlament, janë 62 aktualisht të shumicës, nëse tërhiqet zotëri Zaev, e dini se shumica parlamentare aktualisht është shumë heterogjene, janë dhjetra parti aty dhe unë mendoj se sidomos në kampin maqedonas, shoh parti politike, të cilat nëse dorëhiqet zotëri Zaev, do të gjejnë mënyrën e bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në që kanë qenë edhe më herët bashkë, dhe kështu do të formohej një shumicë e re dhe do të vazhdonte mandati që të mos I lodhim qytetarët. Vullneti politik është shprehur vitin e kaluar, numrat janë ato”
Këto komente I bëri duke e komentuar deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se nëse e humb Shkupin do të tërhiqet, ndërsa Gashi personalisht vlerëson se Zaev do ta lexojë sakt mesazhin politik të qytetarëve në këto zgjedhje dhe to t’I qëndroj mbrapa fjalës.
AFRIM GASHI, KRYETAR I ALTERNATIVËS
“Nëse duke qenë kryeministër I vendit e humbni Shkupin dhe shumicat e komunave, atëherë secili politikan e kupton se e ka humbur legjitimitetin dhe një politikan I ndërgjegjshëm do sillej në atë mënyrë. Unë ashtu siç e njoh zotëri Zaevin besoj se do t’I qëndrojë fjalës, për shkak se ky është mesazhi poltiik që e japin qytetarët për të dhe unë mendoj se do ta lexojë sakt këtë vlerësim.”
Gashi nënvizoi se partia e tij pas përfundimit të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale fillimisht do të analizojë rezultatin dhe më pas do të vendosin për më tej