Gashi: Monstra, Alfa, Almiri pjesë e marrëveshjes për hyrje të Alternativës në Qeveri
Të gjitha argumentet ishin në drejtim të asaj që Alternativa ta zgjedh rrugën që nga sot e ka zgjedhur. Ne e përkrahim përforcimin e shtetit, daljen e krizës nga shteti dhe tejkalimit të krizës së pandemisë dhe tjerave, tha sot Afrim Gashi pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje me kryeministrin Zaev, transmeton TetovaSot.
Gashi foli edhe për pjesët e marrëveshjes së arritur. Gashi tha se marrëveshja ka 9 pika programore me të cilat është kyçur në Qeveri. Në mesin e tyre, tha Gashi, është nisja e bisedimeve me BE-në, hetim ndërkombëtar për rastet si Monstra, Alfa, Almir Aliu, zhvillim rajonal i barabartë, posaçërisht për rajonin e Likovës dhe pika tjera.