June 26, 2024
Maqedoni

Gashi me porosi nga Piroku: Fitorja po duket në horizont

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi i shoqëruar nga bashkëpartiakë të tij qëndroi në fshatin Pirok të Tetovës, ku u pritën nga strukturat e Alternativës të Komunës së Bogovinës dhe qytetarë të tjerë.

“Përmes një bashkëbisedimi miqësor, drejtuesit e Alternativës folën për aktualitetin politik dhe shpjeguan se koalicioni VLEN po hy në zgjedhje si favorit që përfundimisht ta sjellë ndryshimin e shumëpritur në kampin politik shqiptar. Kështu, edhe sonte, u dëshmua se orteku i koalicionit ka marrë të mbarën dhe fitorja po duket në horizont”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.