BallinaMaqedoni

Gashi: Me ligjin e gjuhës maqedonase që e votuan partitë shqiptare në pushtetin e kaluar, shteti komunikon vetëm në gjuhën maqedonase

Kryeparlamentari Afrim Gashi në një intervistë për Alsat-M ka folur rreth Komunikimit të Kuvendit me Institucionet tjera të shtetit në gjuhën maqedonase.
Gashi sqaroi se me Ligjin që u votua nga pushteti i kaluar, gjuha e vetme zyrtare me të cilën shteti komunikon me jashtë dhe me insttiucionet është gjuha maqedonase.
“ Jo. Në bazë të ligjit edhe të ri të përditësuar për gjuhën maqedonase i cili u votua në fillim të vitit 2024 nga shumica e atëhershme parlamentare bashkë me partitë shqiptare në atë kohë. Po edhe në bazë të Ligjit të gjuhëve të vitit 2018 gjuhë e vetme zyrtare me të cilën shteti komunikon dhe institucionet flasin mes veti është gjuha maqedonase”, deklaroi Gashi.