May 1, 2024
Maqedoni

A e spiunuan “diplomatët” rusë ushtrinë e Maqedonisë së Veriut? Ja si përgjigjet ministrja Petrovska!

Brenda një preiudhe prej dy vite e gjysëm, Maqedonia e Veriut ka dëbuar 21 diplomatë rusë. Në intervistën e tij për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, deklaroi se ata kanë shërbyer si diplomatë, por në fakt janë marë me aktivitete spiuniazhi, prandaj edhe janë dëbuar.

Kurse në intervistën e fundit për Zhurnal me ministren e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, kemi biseduar edhe rreth asaj nëse aktivitetet e diplomatëve të dëbuar rusë kanë pasur në shënjestër resorin e saj.

“Çdo herë kur flasim për ndikime të vendeve të treta, që ne i quajmë ndikime qëllimkëqija që do të thotë se duan të dëmtojnë procese të caktuara që ndodhin në vend, shërbimet e sigurisë dhe intilegjencës, tek ne ka disa, zhvillojnë operacione ose aktivitete më afatgjate në bazë të cilave faktikisht duhet t’i zbulojnë ato. Ajo që është me rëndësi të madhe është se në Ministrinë e Mbrojtjes vazhdimisht ndërtohet dhe investohet shumë në sistemin mbrojtjes dhe ngritjes së rezistueshmërisë së pjesëtarëve të armatës, por edhe të punësuarëve në Ministrinë e Mbrojtjes, që të njohin tentime të tilla malicioze për veprim ose depërtim brenda institucionit”, deklaroi mes tjerash ministresha Petrovska.

Ajo ka shtuar se falë punës së shërbimeve të intilegjencës në RMV është penguar ndonjë dëm direkt nga aktiviteti i diplomatëve të dëbuar.

“ Për momentin, intiligjenca ushtarake, kuptohet në koordinim edhe me Agjencinë për Zbulim dhe Agjencisë për Siguri Kombëtare si pjesë e komunitetit të sigurisë dhe intilegjencës në vendin tonë, në mënyrë të shkëqlyer e kryejnë punën e tyre, detektojnë me kohë në rast se ekzistojnë tentime për veprime të tilla dhe kuptohet, ndërmarin masa për sanksionimin e tyre. Dëbimi i fundit nuk kishte të bëjë në mënyrë direkte, ose nuk ishte e kahëzuar drejt Ministrisë së Mbrojtjes ose armatës, por kuptohet se, siç kam deklaruar me një rast, është drejtuar kah proceset për rrënim të proceseve brenda në shtet, procese që janë të lidhura me atë që ne e quajmë ‘interese strategjike dhe kombëtare’”, ëshhtë përgjigjur Petrovska në intervistën ekskluzive për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal, e cila e plotë do të publikohet në fund të kësaj jave. /Zhurnal