Maqedoni

Gashi: Kjo qeveri nuk do të mund të qëndrojë nëse i fitojmë shumicat e komunave më 17 tetor

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, gjatë tubimit në Kumanovë, tha se është i bindur se në katër vitet e ardhshme ky koalicionin duhet të bëj një betejë të vërtetë për ta përmirësuar gjendjen në arsim dhe migrimin.
“Migrimin mund ta ndalim vetëm duke përmirësuar gjendjen ekonomike dhe këtu do të na duhet ndihmë edhe e qendrës edhe e komunës së Kumanovës, duhet një angazhim gjithëpërfshirës. Nëse vetëm një djalë, vajzë e ndalojmë të mos shkoje në migrim brenda këtyre katër viteve unë do të isha i lumtur. Por ne do të duhet të bëjmë çmos që t’i ndalim ato qindra autobus që çdo qitë çdo muaj na shkojnë, kjo është beteja jonë më patriotike që kemi në Maqedoninë e Veriut”, tha Gashi.
Afrim Gashi tha se beteja e dytë është përmirësimin e arsimit, ndërsa tha se me fitoren në zgjedhjet lokale do të bie edhe kjo qeveri.
“E kemi patjetër të angazhohemi maksimalisht deri më 17 tetor, e kemi në dorë një mundësi shumë të madhe, ka një mobilizim të madh, kemi bërë një koalicion të madh, kemi kandidatët më të mirë të mundshëm, kemi kandidatët më të mirë, kemi përzgjedhur njerëzit më të mirë që na përfaqësojnë në listët, me një angazhim më të madh, mendoj se nëse e shënojmë fitoren e madhe në këto zgjedhje lokale, mendoj se jo vetëm që ndryshimi duhet të vijë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, unë mendoj se ndryshimi mund të vije edhe pa zgjedhjet parlamentare. Kjo qeveri nuk do të mund të qëndrojë nëse i fitojmë shumicat e komunave me 17 tetor”, u shpreh Afrim Gashi.