Maqedoni

Gashi dhe Ibrahimi takuan ambasadorin e Turkyes në Shkup, perkrahje iniciativës antikorrupsion

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Zeqirija Ibrahimi, kanë realizuar takim me Ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök.
Duke e falënderuar për pritjen miqësore, Gashi dhe Ibrahimi me Ambasadorin Turk kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike, si dhe për procesin eurointegrues. “Përkitazi me këtë, e njoftova Ambasadorin për propozimin e fundit të Alternativës që, gjatë hapjes së kushtetutës, në ndryshimet që do të bëhen për shkak të nevojës së hapjes së negociatave me BE-në, të sanksionohet me nen të veçantë edhe lufta kundër korrupsionit, ashtu që lëndët e tilla të mos mund të vjetrohen.
Bashkë me Ambasadorin ramë dakord se lufta kundër këtij vesi shoqëror është një detyrim për të ndërtuar shtete të qëndrueshme dhe të suksesshme.
Ambasadori e përshëndeti këtë nismë, na uroi sukses, ndërsa i shqyrtuam edhe temat që kanë të bëjnë me komunitetin turk në Maqedoninë e Veriut dhe shtetasit e Turqisë.
Turqia mbetet një ndër partnerët tanë kryesor në NATO, ndërsa për shqiptarët populli turk është aleati ynë strategjik”, deklaroi Gashi pas takimit.