July 4, 2024
Maqedoni

Garë e veçantë e diturisë në Shkollën e mesme “Ismet Jashari”-Likovë

DIÇKA NË TJETËR NIVEL!
Sot, më datë 5 mars 2024, u mbajt gara e diturisë në SHMK ‘Ismet Jashari’- Likovë. Por, e veçanta e kësaj gare ishte se u mbajt përmes aplikacionit ‘EnglishForLife’ i cili është i bazuar në platformën më të fuqishme botërore për mësim – Moodle. Testi ishte i dizajnuar të funksionoj me dhe pa internet dhe na solli një vlerësim shumë më të saktë. Në test morën pjesë të gjithë nxënësit e gjimnazit si dhe paralelja e mjekësisë. Klasat fituese:
1. Vendi i parë: III-4
2. Vendi i dytë: I- 5 (Paralelja e mjekësisë)
3. Vendi i tretë: IV-3
4. Vendi i katër: II-3

Nxënësve ju dëshiroj shumë suksese për në garën finale. Vlenë të ceket se ky aplikacion për të satën herë po jep rezultatet e pritura e që shkollat tjera të marrin për model SHMK ‘Ismet Jashari’. Kjo garë u përkrah nga drejtoria e shkollës si dhe drejtori prof. Isni Aliu. Ndërsa, falënderim i veçantë për organizatorin e garës prof. Liridon Suljemanin.