Ganiu: Rrugën Cvetan Dimov në Jahja Pashë do t’a bëjmë bulevard me 6 korsi
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot së bashku me kryetarin e qytetit të Shkupit Petre Shilegov, premtoi tre mega-projekte infrastrukturore për Çairin që do ti realizon në mandatin e ri katërvjçar.
Ganiu njoftoi se do të rekonstruktohet rruga Cvetan Dimov, apo rruhab e Jahja Pashës siç njihet tek ne, dhe e njejta shndërrohet në bulevard modern.
‘Zgjërimi i rrugës Cvetan Dimov është një ndër projektet më të rëndësishme që do ta lehtëson trafikun dhe do ta përshpejton qarkullimin e automjeteve. Do të ketë 35 metra gjërësi, korsi për biçiklistët, gjelbrim mes dy anëve, që do të thotë ajr më të pastër dhe trotuare për këmbësorët, një investim prej afro 7 milion euro’, tha Ganiu.
Ai paralajmëroi edhe zgjerimin e rrugës Brigada maqedono-kosovare, dhe depërtimin e rrugës Xhon Kenedi drejt Kaarposhit dhe Vizbegut.
‘Do të zgjerojmë rrugën Brigada maqedono-kosovare në një gjatësi prej 1600 metrash, edhe me gjërësi prej 40 metrash, katër korsi, me shtigje për biçikleta, trotuar, gjelbrim dhe ndriqim rrugor. Do ta lidhim rrugën Xhon Kenedi me bulevardin Nikolla Karev. Do të ketë gjërësi prej 25 metrash dhe gjatësi prej 400 metrash, investim prej 3.5 milion eurosh.
Visar Ganiu tha se gjatë mandatit të ardhshëm, Kërste Arsenov, Pavle Iliq, Dobri Daskallov, Strumiçka dhe rruga Resenska do të bëhen njëkahëshe, me të cilin projekt do të lehtesohet dukshëm trafiku.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov tha se Shkupi tani më është qytet i të gjithëve, dhe se për herë të parë zhvillohet në mënyrë të barabartë në dy anët e tij, në secilën komunë dhe në secilën lagje.
‘Gjatë mandatit të kaluar katër vjeçar janë rekonstruktuar rrugët Xhon Kenedi, Nikolla Karev, Kërste Petkov Misirkov,Bosnja e Hercegovina, ndërsa bashkë më komunën e Çairit do të zgjidhim edhe problemin e parkimit në Çair’, tha Shilegov.
Shilegov tha se pasi të zgjerohet rruga Cvetan Dimov, siç është projektuar, do të kalon edhe bus-rapid transiti në Çair, gjatë fazës së dytë kur do të bëhet lidhja mes Butelit dhe Kisella Vodës.