Zgjedhje Lokale 2021

Ganiu: Ndërtuam 220 vende të reja parkimi në Bit Pazar, 1450 në tërë Çairin, në mandatin e ardhshëm edhe 3000 vend- parkime

Kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu sot lëshoi në përdorim mega projektin – Parkingu mbi Bit Pazar me kapacitet prej 220 vendesh parkimi.

Në prezencë të tregtarëve dhe qytetarëve të shumtë Ganiu tha se ky projekt i madh demanton të gjithë ata që thonë se Çairi nuk e ka të zgjidhur problemin e parkimit.

‘Bit Pazarit, pas renovimit dhe modernizimit po i shtohen edhe 220 vend parkime në kat. Në Çair deri sot krijuam gjithsej 1.450 vende parkimi. Ky është një moment i ri, një sihariq dhe proklamim i dëshirës dhe ambicieve tona për të vazhduar kështu të hapim edhe shumë vend-parkime të reja që janë pjesë e planit tonë’ deklaroi Ganiu.

Kryetari i Komunës Visar Ganiu shtoi se ky parking ka një rëndësi të veçantë për Bit Pazarin dhe Çarshinë e vjetër, sepse hap mundësitë e një qarkullimi më të madh, çlirimin e rrugëve dhe trotuareve përreth Bit Pazarit dhe lagjes së Dyqynxhikut si dhe frekuentim më të vrullshëm në Çarshinë e Shkupit, gjë kjo e cila padyshim se do t’i sjellë të mira materiale dhe biznesore Çarshisë dhe Bit Pazarit.

‘Në raport me sipërfaqen e komunës mbase jemi komuna më e populluar në Europë, por ne pretendojmë të bëhemi edhe komuna e parë për numrin e vend parkingjeve në kontinentin e vjetër. Bit Pazari është imazhi i një mbijetese të pamundshme, imazhi i një djerse shekullore për të mbijetuar shqiptari dhe të vijë në këto ditë të mira. Bit Pazari është ekzistenca’ deklaroi numri një i Çairit Visar Ganiu.

Drejtori i Bit Pazarit Agim Rushiti tha se ky parking do të rregullon dukshëm komunikacionin, do të parandalon bllokimin e rrugëve nga veturat e parkuara në rrugët e frekuentuara të Bit Pazarit dhe Çarshisë, dhe përfundimisht do të risë numri e vizitorëve dhe blerësve.

Me këtë mega projekt, kryetari i Komunës së Çairit e përmbyll mandatin 4 vjeçar me 1450 vend parkime të reja në gjithë komunën, ndërsa për mandatin e ardhshëm do të ndërton plus 3000 vende të reja, në bazë të marrëveshjes më kompaninë me famë botërore Mabetex të Behgjet Pacollit, i cili do të investon në 12 lokacione, garazhe në kate, me një vlerë prej mbi 50 milion euro.