May 14, 2024
Maqedoni

Ganiu: Javën e ekologjisë e filluam nga Shkolla fillore komunale e Çairit “Liria”

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka njoftuar se javën e ekologjisë e ka filluar nga Shkolla fillore komunale e Çairit “Liria.

Përmes pastrimit të oborrit të shkollës, mbjelljes së luleve dhe programit që kishin përgaditur nxënësit, përçuam porosinë se ruajtja e mjedisit jetësor është gjë tepër e rëndësishme për të gjithë, ka shkruar Ganiu.