May 18, 2024
Kolumna

Gabimet gjuhësore që bëjnë arsimtarët

Shkruan: Nehat Jahiu

Në të shumtën e rasteve kemi parë disa arsimtarë/e që bëjnë gabime të mëdhaja gjuhësor gjatë të folurit dhe të shkruarit. Sa e sa gabime mund të gjejmë gjatë shkrimit në tabelë. Një numër i arsimtarëve mendojnë dhe këtë e thonë edhe publikisht se drejtshqiptimi dhe drejtshkrimi duhet të përdoret vetëm nga arsimtarët e gjuhës shqipe. Në kët rast unë do të thoja se shumë gabim është mendimi i tyre, sepse çdo arsimtarr i cilësdoqoftë lënde apo ata të ciklit të ulët duhet të flasin pa gabime në drejtshqiptim dhe të shkruajnë pa gabime në drejtshkrim. Kjo nuk vlenë vetëm për arsimtarët e lëndës së gjuhës shiper, por vlenë për çdo arsimtar/e. Kemi hasur në shumë shënime të shkruar nga arsimtarët që janë shkruar gabim në evidentimin pedagogjik e administrativ. Poashtu kemi parë shumë gabime në ditarin klasor ku është shkruar vërejtje për nxënësin ,aty kemi hasur gabime nga disa arsimtarë/e, profesorë /e duke mos përjashtuar edhe disa arsimtarë dhe profesorë të gjuhës shqipe. Pra, këtu gjejmë gabime gjuhësore, përkatsisht gramatikore, kryesisht drejtshkrimore, sintaksore, terminologjike etj. Nëse lexojmë ndonjë lajmërim në tabelë në zyrën e arsimtarëve shkruar nga drejtoria e shkollës, shërbimi, pedagogjik, psikologjik etj., në të shumtën e rasteve shohim shumë gabime gjuhësore. Një gjë të tillë mund të e dëgjojmë ose lexojmë edhe në lajmërimet ose njoftimet që lexohen në klasë para nxënësve. Secili mësues, arsimtar/e, profesor/e është i obligueshëm që të shkruaj pa gapime sidomos ato drejtshkrimore, sepse një mospërfillje e derjetshkrimit nga ca arsimtarë/e janë aq të dëmshme që edhe nxënësit gjatë përshkrimit nga tabela të asaj që ka shkruar arsimtari edhe ata njejtë e përshkruajnë tekstin e arsimtarit me shumë gabime drejtshkrimore.