Maqedoni

G7, dita e dytë e samitit i kushtohet postpandemisë Covid-19

Nisën sot në Carbis Bay, në Cornwall, punimet e ditës së dytë të samitit të udhëheqësve të G7-s, ku janë planifikuar tri seanca të dedikuara epokës postCovid-19, specifikuar te politikat shëndetësore dhe vaksinat.

G7-a ka planifikuar një plan global të koordinuar për të luftuar pandemitë e ardhshme që siguron, ndër të tjera, uljen nga 300 në 100 ditë për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave.

Gjithashtu e shumëpritur gjatë ditës do të jetë edhe ndërhyrja e presidentit amerikan, Joe Biden, në sesionin kushtuar politikës së jashtme, me vëmendjen e Uashingtonit të përqendruar në rifillimin e sfidës së një fronti të demokracive ndaj Rusisë dhe mbi të gjitha Kinës.

Seanca përfundimtare mbi planin antipandemik do të zhvillohet pasdite.

Të pranishëm do të jenë sot edhe sekretari i përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres dhe numri një i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Ghebreyesus.

Deklarata mbi planin global të pandemisë, që pason dhurimin e paralajmëruar të një miliard vaksinave antiCovid mes viteve 2021-2022 në vendet me të ardhura më të ulëta.