Futbollistët e Bashkimit që u rrokullisën me veturë janë shëndosh e mirë
Trajneri dhe futbollistët e KF Bashkimit që u rrokullisën me veturë janë shëndosh e mirë, shkruan portali Lideri.mk.
Ata janë dërguar në spital me lëndime të lehta.
Siç ka njoftuar klubi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10;30 derisa trajner Bazhe Janakievski, si dhe dy lojtarët Memet Rizahamza dhe Borjan Panevski Janakievski, Rizahamza dhe Panevski ishin duke udhëtuar drejt Kumanovës për të marrë pjesë në stërvitjet e paraditës.
Makina me të cilën udhëtonin ata është rrokullisur në autostradën Shkup-Kumanovë, në afërsi të pikëpagesës rrugore te fshati Rramanli.
Tifozët e Bashkimit dhe gjithë sportdashësit e kanë pritur me lehtësim informacionin se përveç dëmit material nuk ka dëme tjera serioze./Lideri