May 16, 2024
Maqedoni

Fushata presidenciale, Siljanovska me tubim para Qeverisë

Kandidatja e VMRO – DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, nis sonte fushatën për presidente përpara Qeverisë me slloganin “Maqedonia sërish krenare”. Me një tubim parazgjedhor do të dërgohet mesazh për nisjen e betejës kundër pushtetit, sipas tyre të korruptuar. Sipas VMRO – DPMNE-së, e një rëndësie të veçantë në një fushatë është goditja e parë dhe sipas tyre kjo do të ndodh sonte përpara ekzekutivit.
“Mendoj se gjithçka që është kompetencë e presidentit mund dhe duhet në një mënyrë tjetër ose proaktive të praktikohet. Për momentin nuk mund të ndryshojmë Kushtetutën. Në një ndryshim të ardhshëm duhet të mendohet mirë për disa dispozita, në mesin e të cilave ato që kanë të bëjnë me zgjedhjen e presidentit, jo se unë këtë e kërkoj, por pasi që Komisioni i Venecias dhe OBSE – ODIHR thonë se vendimi është i paqëndrueshëm. Nga 40% e rrethit të dytë zgjedhor, është një fenomen i panjohur, por edhe në të tjerat, që do të thotë nisim nga raporti me qytetarët.”, – deklaroi kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova.
Kandidatja për presidente Siljanovska konsideron se tani ka ardhur koha që t’i vihet fund gjendjes aktuale, për të nisur betejën për ndryshime rrënjësore, për mundësi të reja, të cilat do të krijojnë mundësi për zhvillim të shpejtë dhe të pandërprerë. /TVM2