Maqedoni

Furkan Saliu: Shoku im iku jashtë vendit sepse këtu s’kishte mjek për ta shëruar djalin

Duke diskutuar për shkaqet e migrimit masiv të të rinjve, gazetari Furkan Saliu në Klan Debat tregoi një rast emocional ku ishte i përfshirë një miku i tij i afërt.

“Po të tregoj një rast konkret. Një shok, mik i imi ka vendosur që të shkojë, të vuajë atje, të bëhet rob, për shkak se këtu nuk ka mjek për djalin e vet. Nuk mund ta shërojë këtu. Duhet të udhëtojë çdo 2-3 muaj në Turqi. Edhe ka pranuar të punojë punë të rëndë, këtu ka qenë kameraman e atj punon punë të rëndë fizike, por e ka pranuar se s’ka mjek këtu për fëmijën e vet… Kjo nuk ka të bëjë me aspektin material por me aspektin e shtetit jofunksional”, sqaroi gazetari Furkan Saliu./KlanMacedonia