Funksionarë të BDI-së dhe ASH-së bashkë në mbrojtje të gjuhës shqipe
Aksioni “Roje për gjuhën shqipe” bëri bashkë funksionarë të lartë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleancës për Shqiptarët (ASH) para Gjykatës Kushtetuese në Shkup të cilët u mblodhën për të shprehur qëndrimin e tyre të fortë për mbrojtjen e gjuhës shqipe.
Dy partitë më të mëdha që janë pjesë e koalicionit Fronit Evropian me një numër të madh qytetarësh janë vendosur në tenda për të shprehur mështetjen për ligjin e gjuhëve, i cili do të shqyrtohet të mërkurën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Kujtojmë që Fronti Evropian në një konferencë për shtyp tha sot se me roje 24 orëshe para Gjykatës Kushtetuese do të mbrojë ligjin për gjuhët.
Seanca e Gjykatës kushtetuese për rishqyrtim të neneve të kontestuara të Ligjit për gjuhët është caktuar të mërkurën. Tani për tani dy gjykatësit shqiptar Osman Kadriu dhe Naser Ajdari paralajmëruan se do ta bojkotojnë seancën./tvklan.mk