Funksionar me pagat e rritura ju do të mund të hani kavijar, e qytetarët si duket as barë
Ejup Berisha
Sot në RMV të gjithë njerëzit e kanë vetëm një ëndërr apo dhe një dëshirë e ato janë që të emërohen ose dhe të zgjedhen funkcionar shtetëror dhe publik. Pse sepse po qenë të tillë këta vetvendosin për lartësitë e pagave dhe shpërblimeve të tyre. Pra po që se janë me funkcion ata i vetpërcaktojnë privilegjet, përfitimet dhe shpërblimet, ketu behet fjale jo vetëm për ato që u takojnë atyre si rezultat i të marrit me funkcionin që e kryejnë por me këtë rast ata kur të duan vet i rrisin dhe i shtojnë përfitimet, privilegjet dhe shpërblimet e panumërta. Më tej përvec funkcionarëve përfitime dhe përparsi të shumta kanë edhe të gjithë anëtarët e familjeve të tyre. Mjafton që në opinion të prezentohen dhe të thuan se janë psh: Babai, nëna, djali, vajza, nipi, mbesa, vëllau,motra, xhaxhai, kushëriri, kushërira, daja, tezja apo dhe halla e funkcionarit dhe të gjitha dyert e mundësive hapen vetvetiu për ta në shtet. Kjo gjë nuk ndodh vetëmse këtu në Ballkan si rajon më i gjërë por ndodh edhe këtu në RMV si shtet me demokraci tepër të brishtë apo dhe shume shpesh edhe pa fare demokraci. Këtu te ne pra funkcionarët në vend të parë dhe të fundit i kanë vendosur përfitimet, privilegjet dhe shpërblimet që i kanë, dhe këta në mënyrë të shkëlqyer i shmangin obligimet, detyrimet dhe përgjegjsitë që u takojnë në bazë të kushtetutës dhe ligjeve. Më tej të njëjtët po ti vendosnin në vend të parë këto të fundit atëher ata nuk do të kishin mundësi të mendonin dhe të flitnin më tepër për privilegje, për përfitime dhe për shpërblime por këta do të flitnin më tepër për ato të kundërtat. Në rregull privilegje përfitime dhe shpërblime le të kenë funkcionarët por këto le të jenë aq sa i meritojnë ata në saje të angazhimeve, punëve dhe obligimeve të realta
që i kryejne, pra keta le ti meritojne keto me angazhim dhe me punë reale dhe konkrete e jo në saje të dëshirave të tyre. Përsëris pra këta le ti meritojnë të mirat dhe përfitimet të cilat i duan aq shume por vetëmse në bazë të të mirave dhe përfitimeve që te njëjtët ua ofrojnë shtetit dhe qytetarëve . Por jo funkcionarët e sotëm këto gjëra duan ti kenë vetëm sepse kanë deshire që ti kenë. Përndryshe nëse funkcionarët tërë kohës vetëmse
marrin përfitime privilegje dhe shpërblime pa meritë atëher këta keto nuk i kane hallall por i kane haram. E gjërat cofshin ato perfitime apo dhe shperblime të cilat jane pa meritë apo arritja deri te to është e dyshimtë ato janë tepër të dëmshme per cilindo njeri qoftë i rëndomte apo dhe funkcionar. Edhe në sferën e punësimeve këtu në RMV poqëse je familjar apo dhe i afërm i funkcionarëve punësohesh me sigurtë, me shpejtë dhe me lehtë bile pa plotësuar edhe asnjë kriter dhe kusht të vetëm për të marrë ate vend pune apo dhe ndonjë angazhim në funkcion apo dhe emërim në post. Të gjithë funkcionarët po i sistemojnë apo dhe i kanë sistemuar antarët e familjeve të tyre në poste dhe në vende pune tepër të mira dhe shumë fitimprurëse. Ja një kohë të gjatë në RMV po nuk je i afërt me funkcionarët apo edhe nuk i ke prindët funkcionar punësim jo vetëm që nuk mund të keshë në realitet por të njëjtin as që guxon ta ëndërrosh. Psh unë Ejup Berisha autori i këtij shkrimi ja 11 vite të tëra e kërkoj një vend të vetëm pune për vete këtu në këtë shtet por këtë ska kurrfar gjasa që ta ëndrroj e lere më që ta kemë për shkaqet që u përmendën më lartë. Keshtuqe kush është i tillë si unë pra që ndodhet jashta rrjetit të lidhjeve familjare me funkcionarët ai ose ajo le ti lajnë duart nga mundësia për punësim të rëndomtë ndërsa për tu emruar apo dhe për tu zgjedhur në ndonjë funkcion dhe post gjasat për të ndodhur këto gjëra jane më pak se zero përqind. Ju lumte politikan i rritet pagat për 78 perqind e tash me keto paga ju lirishtë do te mund të hani edhe kavijar me shmapanjë e me rritjen simbolike të pagave që iu është bërë qytetarëve pikpyetje është se të njëjtët a do të mund të hanë edhe barë.