Kosovë

FSK: Forca jonë po rritet dhe po zhvillohet me standardet më të larta profesionale

Forca Sigurisë së Kosovës (FSK) përmes një njoftimi publik thotë se po vazhdojnë të rritën dhe të zhvillohen me standardet më të larta profesionale.

FSK po ashtu njofton për stërvitjen e fundit që janë duke realizuar, transmeton Telegrafi.

“Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), po vazhdon të jetë qendër e gravitetit për edukimin, stërvitjen dhe realizimin e kurseve me qellim të mbështetjes dhe rritjes se gatishmërisë luftarake në nivel Force.

Kurse këto të cilat do të jene qenësore në ndërtimin e Liderëve, krijimin e bazës për këmbësori si specializim ushtarak, mbështetjen e njësive në operacione përmes transportit, reaguesve të parë ne fushëbetejë, operatorëve dhe qitësve në distanca të largëta”, theksohet në komunikatë. /Telegrafi/