Fshati Hotël i Likovës u pasurua edhe me një hafiz të ri (Foto)
Dje, më 27.08.2023 (e diel), në praninë e kryetarit të BFI-së në RMV Reisul Ulema h.hfz Shaqir ef. Fetahu, Muftiut të Muftinisë së Kumanovës h. Abedin ef. Imeri, kryetarit të Këshillit të BFI-së në Luginen e Preshevës h. Nexhmedin ef. Ademi, drejtorit të Medresesë “Isa Beu” – Shkup dr. Islam Islami, drejtor të Rijasetit të BFI-së, profesor të FSHI-së dhe Medresesë “Isa Beu”, hoxhallarë, student, nxënës dhe musafirëve, u realizua manifestimi me rastin e promovimit të hafizit të ri hfz. Rinor Sulimanit.
Hfz. Rinor Sulimani është lindur më 23.12.2006 në fshatin Hotël, hifzin e filloi më 01.05.2018 te hafizi i mirënjohur hfz. Abdulkadir Abazi dhe e përfundoi më 01.09.2022.
Për t’a mbrojtur hifzin, ai para komisionit të Muftinisë së Kumanovës të përbërë nga hfz. Shaqir Memeti (kryetar), hfz. Seid Imeri (anëtarë), hfz. Vaid Isufi (anëtarë), për gjashtë ditë duke filluar nga data 21.08.2023 deri më 26.08.2023, recitoi tërësisht Kur’anin Famëlartë.
Manifestimi u hap me disa ajete Kur’anore nga hfz. Muhamed Ajeti, pastaj për t’i përshëndetur musafirët fjalën e mori vaizi i xhamisë së “Bardhë” në fshatin Hotël h. Nuh ef. Asani.
Në vazhdim, fjala ishte për muhafizin hfz. Abdulkadir ef. Abazin, i cili me disa fjalë emocionale, përshkruajti periudhën që kaloi së bashku me hafizin e ri deri në përfundimin e hifzit.
Në mungesë të kryetarit të komisionit hfz. Shaqir Memetit, për vlerësimin e hafizit të ri, fjalën e mori anëtari i komisionit hfz. Seid Imeri, i cili tha se vlerësimi i hafizit është me notën 5 (shkëlqyeshëm).
Për t’a përshëndetur këtë manifestim, fjala ishte për musafirin nga Lugina e Preshevës, kryetari e këshillit të BFI-së h. Nexhmedin ef. Ademi.
Në këtë manifestim, pjesmarrës ishte edhe hafizi i mirënjohur nga Kosova hfz. Egzon Ibrahimi, i cili para musafirëve interpretoi disa ajete Kur’anore.
Në vazhdim, fjala ishte për Muftiun e Muftinisë së Kumanovës h. Abedin ef. Imeri, i cili uroi daljen e hafizit të ri dhe tha se kjo është një ngjarje madhështore sepse fshati Hotël, komuna e Likovës në përgjithësi, Muftinia e Kumanovës dhe Bashkësia Fetare Islame në RMV, u pasurua edhe me një mbrojtës së fjalës së Allahut Fuqiplotë.
Fjala e rastit ishte për Reisul Ulemanë h.hfz Shaqir ef. Fetahun, i cili përgëzoi hafizin, familjen, muhafizin dhe Muftininë e Kumanovës duke thënë se nxënia e Kur’anit përmendësh është një punë e madhe dhe e shenjtë, ngase kategoria më e lartë te Allahu janë bartësit e Kur’anit.
Në fund, pas interpretimit të disa sureve të fundit të Kur’anit nga hafizi i ri hfz. Rinor Sulimani, u bë duaja e hifzit nga profesori i FSHI-së prof.dr. Taxhudin Bislimi.
Pas duasë, hafizit të ri kryetari i BFI-së në RMV Reisul Ulema h.hfz Shaqir ef. Fetahu i dhuroi “Çertifikatën” për kryerjen e hifzit dhe një dhuratë simbolike, gjithashtu dhurata për hafizin, muhafizin dhe komisionin u shpërndau edhe Muftiu i Muftinisë së Kumanovës h. Abedin ef. Imeri.
Muftinia e BFI-së Kumanovë
Muftiu – h. Abedin ef. Imeri
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02L8ZnghHYDynbJbsXMiZLX9AcgZoxSfRNV9AHqpcebQns79RWXhFqhbqhSMMcVDezl&id=100004683128723