Maqedoni

Frymzim Dauti shkarkohet nga posti i drejtorit të Bibliotekës “Shën Klimenti i Ohrit”

Drejtori Frymzim Dauti është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Nacionale “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, për shkak të punës që nuk është në përputhje me ligjin dhe statutit dhe në raste të tjera të parapara me Ligj, në bazë të nenit 33, paragrafi 2 të Ligjit për kulturë.

“Për disa muaj inspektime të realizuara nga Ministria e Kulturës në vitin 2021, janë konstatuar një sërë parregullsi në punën e drejtorit në aspekt të Ligjit për kulturë dhe Ligjit për biblioteka. Në bazë të gjendjes faktike të vërtetuar përgjatë inspektimeve, ministrja e Kulturës Irena Stefoska vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për shkarkim nga detyra e drejtorit para se t’i skadojë mandati. Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, për shkak të funksionimit të pandërprerë të Institucionit, është emëruar U.D. i drejtorit nga radhët e të punësuarit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës, transmeton TV21.