May 13, 2024
Maqedoni

“Fronti për Europë”, Arjanit Hoxha: Kemi rënë dakord për dukjen dhe idenë!

I pyetur për formimin e “Frontit për Europë” të iniciuar nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në intervistë për portalin PRESSonline.al, kryetari i Partisë Demokratike Evropiane (PDE), Arjanit Hoxha tha se për dukjen dhe idenë vetëm se kanë rënë dakord.

“Ne kemi rënë dakord për dukjen dhe idenë. Çështja për sistemimin e vendeve do të duhet që të gjithë liderët e partive që do jenë pjesë e kësaj të vendosin në bazë të asaj që do vendosin organet partiake të tyre. Nuk është e hishme nga ana ime që të shpalosen bisedimet që po zhvillohen, sepse nuk bëhet fjalë për bisedime vetëm mes dy partnerëve, por bëhet fjalë për tentimin për të kyçur një grup më të madh që nuk janë vetëm nga pjesa politike, por edhe nga ajo akademike, intelektual të cilët ndoshta kanë autoritet të madh në vendbanimet e tyre dhe s’janë marrë asnjëherë me politik”, tha Hoxha në intervistë për PRESSonline.al

Ai theksoi se ideja është që ne të dëshmojmë para opinionit se ne po bashkërendisim një agjendë politike e cila është në të mirën e shqiptarëve, në të mirë të vendit, në atë që është një rrugë e cila çon drejt Bashkimit Evropian.

“Sot oferta politike në kampin shqiptar është bardh e zi, ose garantohet me një numë të madh të deputetëve rrugëtimi drejt BE-së, ose do të lejojmë që fatin tonë ta marrin në duar politikan të papërgjegjshëm të cilët deklarohen se janë për BE-në, ndërsa gjithë ditën koketojnë me VMRO DPMNE”, potencoi Hoxha.