Maqedoni

Fronti Evropian sonte mban tubimin qendror në sheshin “Makedonia” në Shkup, VLEN e mbyll e fundit fushatën të hënën në Çair

Fronti Evropian pas takimit të sotshëm me eletoratin e vetë në Vrapçishtë dhe malësinë e Tetovës tubimin qëndror sonte e ka thirrur në Shkup në Sheshin Maqedonia me fillim në orën 20.
VLEN nga ana tjeter tubimin përmbyllës për fushstën presidenciale do ta mbajë të hënën në komunën e Çairit ndërkaq sonte fronti opozitar po mban tubim në bastionin e kandidatit për president në Gostivar.

LSDM ka mbyllur tubimin sot në Shkup ndërsa VMRO në Berovë ka mbajtur tubimin qendror me çka kandidatët për presidentë Stevo Pendaroski e Gordana Siljanovska si dhe kryetarët e partive Kovaçevski e Mickoski iu drejtuan simpatizantëve partiak.

E Majta aktualisht po mban takimin përmbyllës në Shkup që ka filluar në ora 19:30 në Aleksandër Pallas.(INA)