May 2, 2024
Rajon - Botë

Frika e hakmarrjes, ndërhyn Gjermania: Tenton zbutjen e tensioneve Iran-Izrael!

Kryediplomatja gjermane ka diskutuar me homologun e saj Iranian Hosein Amirabdollahian për “situatën e tensionuar” në Lindjen e Mesme, duke tentuar ta bindë se shmangia e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës në rajon është në interesin e të gjithëve.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve në rajon të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbahen maksimalisht,” thuhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme gjermane. Ushtria amerikane beson se pas sulmit qëndron Izraeli dhe është zotuar ta mbështesë Izraelin pas kërcënimeve të Iranit se do të hakmerret. Vetë zyrtarët izraelitë nuk kanë bërë asnjë koment për sulmin.

Izraeli rrallë i pranon sulmet ndaj objektivave iraniane. Megjithatë, pas shtimit të tensioneve në rajon nga ky episode, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u shpreh se veni i tij është “i përgatitur” për të mbrojtur sigurinë në të gjitha frontet. Për shkak të situatës aktuale në rajon kompania ajrore gjermane Lufthansa, e cila ka zakonisht pese fluturime në javë nga Frankfurit drejt Teheranit, ka pezulluar të paktën deri të shtunën fluturimet e saj me destinacion kryeqytetin Iranian.