May 11, 2024
Kosovë

“Franca pezulloi vizat për Kosovën”, Macron: Pres përgjegjshmëri nga Kurti e Vuçiq

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama deklaroi se janë pezulluar përkohësisht vizat për Kosovën.

Macron nuk dha më shumë detaje rreth kësaj çështje, mirëpo ai tha se çështja e vizave për momentin është pezulluar.

“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiq dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën”,tha Macron.