Foto nga Peja pas vërshimeve
Qyteti i Pejës është vërshuar nga stuhia dhe shiu i rrëmbyeshëm të shtunën në mbrëmje. Një grua dhe fëmija i saj 5 vjeçar humbën jetën dhe dy persona të tjerë pësuan lëndime.
Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale, duke dëmtuar vetura e disa shtëpi.
Lidhur me situatën e krijuar, Ministria e Mbrojtjes ka dërguar në qytetin e Pejës ekipet e kërkim-shpëtimit. Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj.
“Të nderuar qytetarë, njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalë në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, thotë ai.