KosovëMaqedoni

Foto e rrallë: Një kumanovar dhe një arbëresh në radhët e ushtrisë amerikanë në Kukës

Me rastin e Ditës së Veteranëve të UÇK-së, një urim ka ardhur edhr nga Amerika e largët, respektivisht nga Ajaz Emini me prejardhjr nga Llojani i Kumanovës (Likovës), që jeton në qytetin Klivlend-Ohajo.
Ajo që e bën të veçantë këtë urim, është fotografia e ushtarëve amerikanë në Kukës të Shqipërisë (e berë gjatë bombardimeve të NATO-s), ku në uniformën e ushtrisë amerikane janë dy shqiptarë: vetë Ajaz Emini, si dhe gjenerali arbëresho amerikan John W Hendrix.

Ja postimi i plotë i Eminit me rastin e kësaj feste të veçantë per veteranët.

“GËZUAR DITĒN E VETERANËVE TË UÇK’s!
🇦🇱🇺🇸🇽🇰🇦🇱🇺🇸🇽🇰🇦🇱🇺🇸🇽🇰🇦🇱🇺🇸🇽🇰🇦🇱🇺🇸🇽🇰
Në foto, me Gjeneralin Arbresho-Amerikan; John W. Hendrix në rreshtin e dytë, dhe Njësinë e Forcave Speciale të Armatës Amerikane në Kukës, prej ku bëmë koordinimin e bombardimeve të NATO’s mbi forcat neofashiste serbe me ndihmëne e UÇK’s dhe Gjeneralin Kudusi Lame.🇦🇱🇺🇸🇽🇰
Maj 1999 Kukës /Shqipëri”.

Ajaz Emini i është bashkuar ushtrisë amerikane duke luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin e sulmeve të NATO-s, që bashkë me sulmet e UÇK-së e detyruan Serbinë të dorëzohet.

Eminit më vonë në uniformën e ushtrisë amerikane i është bashkangjitur edhe bashkëshortja e tij, Shahadije Hoxha me prejardhje nga Kaçaniku./Lideri.mk