FOTO| Afrim Gashi takon strukturat në Tetovë
“Në vazhdën e konsolidimit dhe ripërtrirjes së anëtarësisë, sonte në selinë e Alternativës në Tetovë, u mbajt takim me aktivistët e Degës së Tetovës ku me prezencën e tyre na nderuan kryetari Afrim Gashi, zëvendës ministri i bujqësisë Abdylshyqr Abedini, drejtori i Fondit Pensional Dritan Bexheti dhe drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Amir Elezi” – thonë nga Alternativa – Tetovë.
Gjatë takimit u diskutua për aktualitetet politike si dhe për aktivitetet partiake që duhet të zhvillohen në të ardhmen.