Formula 1 “preket” nga “Covid 19”, ul rrogat e pilotëve
Formula 1 “preket” nga “Covid 19”, ul rrogat e pilotëve
Pandemia e “Covid 19” ka prekur finansiarisht edhe Formula 1, që ka vendosur të marrë masa drastike për t’i shpëtuar krizës. Së shpejti pritet të miratohet rregullorja që vendos një tavan për rrogat e pilotëve, duke detyruar skuadrat të ulin shpenzimet.
Sipas mediave, çdo skuadër do të ketë në total një buxhet të limituar deri në 30 milionë dollarë për rrogat e pilotëve të saj, atyre që zbresin në pistë dhe atyre rezervë. Kjo do të thotë që disa nga pilotët si Hamilton dhe Verstapen do të ulin ndjeshëm rrogat e tyre, duke nisur nga viti 2022.
Hamilton paguhet rreth 40 milionë dollarë, ndërsa Verstapen 35 milionë dhe për momentin janë të vetmit që preken nga ky rregull. Pritet që së shpejti të nisin bisedimet mes “Liberty Media” dhe shoqatës së pilotëve, ku do të ketë diskutime të zjarrta për këtë çështje delikate.